Juventusi afër transferimit të Douglas Costas

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 10:12 | Nga

Juventusi raportohet se është shumë afër transferimit të Douglas Costas nga Bayern Munich.

Kampioni italian ka pyetur Bayernin për huazimin e tij me obligim blerje gjatë sezonit të ardhshëm, transmeton Koha.net.

Anësori brazilian vlerësohet 50 milionë euro, por Juve ka ofruar 40 milionë, plus bonuset në bazë të performancave.

Sipas Sky Sport Italia, “Zonja e Vjetër” mund të mbyll me sukses transferimin e tij gjatë këtij vikendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme