Juventusi anulon stërvitjet shkaku i Coronavirusit

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Juventusi ka anuluar gjitha seancat stërvitore dhe e ka izoluar gjithë skuadrën U-23 të Juventusit nga frika e koronavirusit, njoftojnë mediumet italiane të dielën.

Juventusi ka njoftuar vendimin pasi është mësuar se tre lojtarët dhe trajneri i skuadrës së Serie C, Pianese, me të cilin ka luajtur U-23 i Juventusit, janë testuar pozitiv me coronavirus.

Është raportuar se asnjë lojtar i Juvenusit nuk ka shfaqur simptoma të koronavirusit, por ekipi i të rinjve do të qëndron në shtëpi deri më 8 mars, ndërsa janë ndaluar stërvitjet edhe për ekpin e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme