Juventusi dëshiron të përfitojë para nga shitja e Higuainit

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 14:58 | Nga

Mediat italiane raportojnë se Juventusi është gati të pranojë oferta prej 50 milionë eurosh për sulmuesin Gonzalo Higuain këtë verë.

Sipas mediumit Sport Mediaset, Juventusi duhet të shesë para se të blejnë disa lojtarë të mëdhenj dhe kanë vendosur të sakrifikojnë Higuainin para Paulo Dybalas.

Binconerët nënshkruan me sulmuesin argjentinas për një rekord të klubit prej 90 milionë eurosh nga Napoli dy vjet më parë, me shpresën se ai mund t’ua sillte atyre lavdinë evropiane dhe trofetë.

Megjithatë, pavarësisht rezultatit prej 55 golave në dy sezone me Bianconerët, ai nuk arriti të ndikojë ndaj Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve së sezonit të kaluar dhe në çerekfinalet e këtij viti.

Për më tepër, mosha e tij mund të jetë kundër tij, pasi Higuain mbush 31 vjet në fund të këtij vitit.

Mediumi italian raporton se argjentinasi ka destinacione ku mund të transferohet me Paris Saint-Germain që mund ta sjellë atë si zëvendësues të Edinson Cavanit, pasi uruguaiani mund të bashkohet me Atletico Madridin.

Higuian mund të përfundoj edhe në Ligën Premier, aty ku Chelsea mund të provojë transferimin e tij pasi nuk po bëhet rehat me sulmues.

Sipas këtij mediumi ndoshta mund të ketë edhe një marrëveshje shkëmbimi me Chelsean pasi Alvaro Morata ka qenë i lidhur me një kthim në Juve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme