Juventusi dëshiron të ri-transferojë Moise Kean

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është duke tentuar që të rikthejë Moise Keanen sërish në Allianz Stadium.

Sulmuesi italian po shkëlqen te Paris Saint-Germain dhe Zonja e Vjetër duket se është penduar me shitjen e tij.

Kean është aktualisht në huazim te PSG nga Evertoni, por francezët duan të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për ta blerë lojtarin.

Mirëpo, Juventusi shpreson që të bind lojtarin që të rikthehet në skuadrën e tyre, aty edhe ku debutoi si lojtar profesionist.

Evertoni thuhet se kërkon së paku 50 milionë euro nga kartoni i tij, derisa PSG është e gatshme që të paguajë atë shumë.

Juventusi mund të përdorë disa lojtarë për të realizuar operacionin, pasi shuma është e lartë për ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme