Juventusi dëshiron transferimin e Adama Traores

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Juventusi thuhet se dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e Wolverhampton Wanderers, Adama Traore, këtë verë.

Sipas mediumit të njohur ESPN, Traore do të largohet nga Ujqit nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Kjo ka alarmuar klubin italian, Juventusin, të cilët tani duan ta transferojnë lojtarin e dalë nga akademia e Barcelonës.

Sidoqoftë, ata përballen me konkurrencë nga Liverpooli dhe Manchester City, të cilët e duan blerjen e tij për të zëvendësuar gjermanin Leroy Sane, i cili u bashkua me Bayern Munichun.

24-vjeçari ka qenë një hit i madh këtë sezon me katër gola dhe nëntë asistime për Wolves në të gjitha garat.

Ai do të shtonte forcë dhe eksplozivitet te sulmi i vjetruar i Juves, me Cristiano Ronaldon, Douglas Costan, Gonzalo Higuainin dhe Juan Cuadrado, të gjithë mbi 29 vjet.

Nga ana tjetër, Traore nuk do të vijë i lirë pasi ai ka ende tre vjet me kontratë dhe Ujqit kanë një mbështetje të fortë financiare.

ESPN pretendon se Bianconerët do të duhej të paguanin rreth 90 milionë euro për ta sjellë atë në Torino. 

Të ngjashme