Juventusi dhe Milani i shkëmbejnë lojtarët

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është i gatshëm t’ia ofrojë Milanit Federico Bernardeschin në shkëmbim të portierit Gianluigi Donnarumma, sipas Sport Mediaset.

Këto dy klube tashmë e kishin menduar një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte Bernardeschin dhe Lucas Paquetan në janar, por ujdia nuk u arrit asnjëherë.

Raportohet se koha e Bernardeschit në Torino ka mbaruar, pasi anësori italian ka dështuar ta dëshmojë veten nën urdhrat e Maurizio Sarrit.

Milani e vlerëson talentin e ish-yllit të Fiorentinës dhe ka një problem me Donnarumma, të cilit i mbaron kontrata në qershor të vitit 2021.

Duke qenë se menaxheri Mino Raiola ka raporte të mira me Juven dhe mund ta favorizojë atë në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi, duke e bërë 21-vjeçarin pasuesin natyral të Gigi Buffonit në klub dhe kombëtare

Të ngjashme