Juventusi do të bëjë ofertë për Ramseyn

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Juventusi e ka përgatitur ofertën për mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit.

Lojtari ka të drejtë të bisedojë me klube për të ardhmen e tij nga 1 janari, ndërsa Zonja e Vjetër planifikon ta transferojë në afatin veror me parametrat zero.

Ndërkohë, kampioni italian është i gatshëm t’i ofrojë uellsianit pagë vjetore prej 6.5 milionë eurosh.

Tuttosport raporton se së bashku me bonuset, paga e 28-vjeçarit mund të shkojë deri në tetë milionë euro për sezon.

Edhe përfaqësuesit e lojtarit kërkojnë afro tetë milionë euro në sezon, ashtu që Juve planifikon ta mbulojë këtë shumë më 1.5 milionë euro në formë bonusesh.

Ramsey luan te Arsenali nga viti 2008 kur u transferua nga Cardiff City dhe tashmë ka kaluar një dekadë me fanellën e Topçinjve

Të ngjashme