Juventusi do t’i caktojë De Ligtit një mega klauzolë

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Juventusi dëshiron të blindojë sa më parë Matthijs de Ligtin.

Zonja e Vjetër di se shumë klube evropiane janë të interesuar për shërbimet e holandezit dhe nuk dëshiron të rrezikojë.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Biankonerët do t’i caktojë De Ligtit një klauzolë rreth 150 milionë euro.

Lojtari 21-vjeçar ka ngjallur interesimin prej kohësh të Barcelonës dhe skuadra italiane dëshiron që të blindojë lojtarin.

Edhe pse De Ligt nuk planifikon të largohet nga Torino, Juventusi dëshiron që mos t’i lë asgjë rastësisë.

Holandezi është duke u shndërruar në një lider në mbrojtjen e torinezëve dhe shihet tashmë si pasues i Giorgio Chiellinit që mund të largohet në këtë verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme