Juventusi e Atletico luftojnë për Rakitiqin

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Juventusi dhe Atletico Madridi po luftojnë për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitiq, shkruan “TV3” të martën, transmeton Koha.net.

Rakitiq nuk po ka hapësirë të mjaftueshme te Barcelona. Kontrata e tij me skuadrën nga Katalonja skadon në verën e vitit 2021.

Këtë edicion Rakitiq ka luajtur 31 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka katër asistime.

Juventusi po mendon të ofrojë Douglas Costan në shkëmbim për Rakitiqin.

Të ngjashme