Juventusi e ka seriozisht për yllin e Man Cityt

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Juventusi e ka shumë seriozisht për një lojtar të Manchester Cityt.

‘Zonja e Vjetër’ kërkon që të bëjë disa ndryshime në skuadër në afatin e janarit.

Juventusi dëshiron që në këtë afat të dimrit ta transferoj talentin e Manchester Cityt, Phil Foden, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra torinase e di se do të jetë shumë i vështirë transferimi i mesfushorit, por që ata janë duke e përgatitur një ofertë të parefuzueshme për ‘Qytetarët’.

Juventusi gjithashtu është duke e kërkuar edhe ish-lojtarin e Manchester Cityt, që aktualisht luan te Dortmundi, Jadon Sancho.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme