Juventusi e konfirmon Ronaldon edhe për sezonin tjetër

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratrici u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve për të ardhmen e yllit portugez Cristiano Ronaldo. Në një intervistë për “Sky Itali” të hënën, Paratrici ka konfirmuar se Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit edhe pas përfundimit të këtij edicioni.

Ditët e fundit është raportuar për një largim të mundshëm të Ronaldos nga Juventusi, ekip me të cilin ka kontratë deri vitin e ardhshëm pas eliminimit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

“Po flasim për një lojtar që ka shënuar 41 gola në 38 ndeshje në vitin 2020 për Juventusin dhe këtë sezon është golashënuesi më i mirë në Serie A. Ai ka fituar tituj me Juventusin dhe ne jemi të privilegjuar që e kemi në ekip. Kështu që, pa asnjë pikë dyshimi mund të konfirmoj se ai do të jetë pjesë e Juventusit edhe në të ardhmen”, ka thënë Paratrici.

Ronaldo 36-vjeçar ka shënuar 30 gola në 33 paraqitje këtë sezon për Juventusin në të gjitha garat.

Të ngjashme