Juventusi e sfidon kampionin evropian sonte

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë në Grupet E,F,G e H të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së dytë në Grupet E,F,G e H.

Dueli kryesor i natës do të jetë ai në mes Juventusit dhe Chelseat, shkruan Gazeta Express.

“Zonja e Vjetër” do ta sfidojë kampionin aktual evropian në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë.

Të dyja ekipet i kanë fituar duelet e para në Grupin H dhe tash do ta kërkojnë triumfin e dytë.

Në Grupin E, Bayern Munichu shihet si favorit për ta mposhtur Dynamo Kyivin në shtëpi.

Në duelin tjetër të grupit, Barcelona e kërkon fitoren e parë sezonale në Champions.

Por, katalunasit nuk kanë punë të lehtë pasi i pret Benfica në Portugali.

Kurse, në Grupin F do të përsëritet finalja e vitit të kaluar në Europa League.

Manchester United do të ketë punë me Villarrealin në “Old Trafford”.

Të dyja ekipet janë në kërkim të fitores së parë në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Në përballjen tjetër të grupit, Atalanta konsiderohet si favorite ndaj Young Boys. /Gazeta Express/

Të ngjashme