Juventusi falënderon Mandzukicin për kontributin në skuadër

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Juventusi i ka dërguar një mesazh falënderimi Mario Mandzukicit, i cili lajmëroi vendimin e tij për t’u pensionuar nga futbolli. “S’e bashku jetuam një aventurë të madhe”

Bardhezinjtë falënderuan sulmuesin, i cili nënshkroi me Juventusin në korrik të vitit 2015 nga Atletico Madrid. Kroati fitoi katër Skudeto, tri Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë gjatë periudhës sa ishte në Torino.

Mandzukic, i cili luajti 162 ndeshje zyrtare me bardhezinjtë, është pa klub prej që u largua nga Milani në fund të sezonit 2020/21 dhe raportohet se kishte oferta nga disa skuadra tjera por ai vendosi që të pensionohet nga futbolli profesionist.

“S’e bashku jetuar një aventurë të madhe, ishte e mrekullueshme që këtë udhëtim e ndamë me ju”, shkruan në mesazhin e Juventusit për Mandzukicin.

“Faleminderit për të gjitha që na dhe paq fat në të ardhmen”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme