Juventusi favorit për transferimin e Jamesit

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është favorit për transferimin e it gjatë verës.

Kolumbiani që i kanë mbetur edhe gjashtë muaj në kontratën me Bayernin si i huazuar nga Real Madridi, raportohet se ka një klauzolë përmes të cilës Bayerni mund ta blejë për 35 milionë euro.

Ende nuk është e qartë nëse do ta shfrytëzojë kampioni gjerman këtë mundësi, derisa Juventusi ka shprehur interesim për lojtarin.

Drejtuesit e klubit italian pritet të takohen me agjentin e Jamesit, Jorge Mendesin, për të arritur marrëveshje rreth transferimit të tij.

Shkaku i Iscos dhe Marco Asensios, Jamesi nuk pritet të kthehet në Real Madrid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme