Juventusi, favorit për transferimin e Marcelos

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo mund të transferohet në Serie A gjatë afatit të verës.

Marcelo ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Realit në dekadën e fundit, duke fituar ndër to edhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, koha e tij në Santiago Bernabeu duket se ka përfunduar dhe Marcelo pritet të largohet në verë.

Sipas mediumit Le 10 Sport, Juventusi është i vendosur mirë për të përfunduar nënshkrimin e Marcelos nga Reali Madridi më vonë gjatë këtij viti.

31-vjeçari gjithashtu është përpjekur për një transferim në MLS, por kampioni italian mendohet të jetë destinacioni i tij më i mundshëm.

Paraqitjet e Ferland Mendy në krahun e majtë e kanë shtyrë Marcelon të vendos një largim dhe Reali pritet të jetë i gatshëm ta lejojë. 

Të ngjashme