Juventusi fiton ngushtë kryendeshjen me Milanin

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Juventusi ka fituar 1 me 0 përballjen me Milanin në xhiron e 12-të të Serisë A për të mbajtur kryesimin në tabelë.

Paulo Dybala realizoi supergol në minutën e 77-të për tri pikët e reja të “Zonjës së Vjetër”.

Dybala u inkuadrua në minutën e 55-të në vend të Cristiano Ronaldos i cili kur doli nga ndeshja shkoi direkt në zhveshtore.

Juve i prin tabelës me 32 pikë të tubuara, një më shumë se Interi që e ndjek. Milani fundoset në pozitën e 14-të me vetëm 13 pikë.

Image

Të ngjashme