Juventusi ka triumfuar ndaj Empolit në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
“Zonja e Vjetër” e ka mposhtur Empolin me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në “Juventus Stadium”.
Golat për skuadrën e Maxi Allegrit i shënuan Skorupski (og,’52) dhe Alex Sandro (’65) për rezultatin final 2:0.
Pas 26 ndeshjeve të zhvilluara, Juventusi mbetet lider me 66 pikë, ndërsa Empoli në vendin e 17-të me 22 pikë.