Juventusi bindshëm, fiton edhe Interi

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 23:45 | Nga

Juventusi ka arritur fitore bindëse ndaj Cagliarit në shtëpi me rezultat të thellë prej 4:0.

Kampionët e Italisë e nisën ndeshjen mirë duke shënuar tri herë vetëm gjatë pjesës së parë.

Daniele Rugani i dha epërsinë e parë biankonerëve në minutën e 14-të të takimit.

Higuain dhe Alves shënuan dy golat tjerë për Juventusin në minutat 34 dhe 39-të të takimit.

Cepittelli në minutën e 84-të të takimit shenoi autogol për përfundimin e ndeshjes me rezultat prej 4:0 në favor të “Zonjës së Vjetër”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme