Juventusi futet në garë për Jadon Sanchon

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi është futur në garë për super talentin anglez Jadon Sancho.

Reprezentuesi anglez ka prishur marrëdhëniet paska me Dortmundin pasi klubi e kishte dënuar me një ndeshje.

Kjo ka bërë që mediat të aludojnë në largimin e tij në janar nga klubi verdhezi.

Juventusi po monitoron me kujdes situatën e anglezit dhe synon të dalë me një ofertë në drejtim të Dortmundit në janar.

Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë rreth 130 milionë euro për transferimin e Sanchos.

Por Juventus nuk do ta ketë të lehtë afrimin e tij, pasi në garë janë shumë skuadra të mëdha, transmeton telegraf. 19-vjeçari kërkohet edhe nga Manchester United, Liverpool, Chelsea, Real Madrid dhe PSG. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme