Juventusi gati të shesë Pjanicin dhe Khediran për Iscon

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Juventusi thuhet se është i gatshëm të shesë dyshen e mesfushorëve, Miralem Pjanic dhe Sami Khedira, për të transferuar yllin e Real Madridit, Isco Alarcon.

Një nga lojtarët e Real Madridit që ka më shumë mundësi për t’u larguar nga klubi qoftë në janar ose në qershor është mesfushori spanjoll Isco.

Ish-lojtari i Malagas, që nga ardhja e Solari, nuk ka qenë një protagonist dhe do të marrë parasysh mundësinë e largimit në kërkim të një roli më të rëndësishëm.

Kështu, sipas informacioneve që vijnë nga Italia, konkretisht nga mediumi Sky, i gjithë Juventusi po mendon për një ndryshim të mesfushës.

Sipas Sky, drejtuesit e Zonjës së Vjetër mendojnë ta largojnë Pjanicin dhe Khedira për të marrë shërbimet e mesfushorin të Real Madridit, Isco.

Megjithatë, bardhezinjtë nuk janë të vetmit që e duan yllin spanjoll.

Dy klubet angleze, Arsenali dhe Manchester City dhe ato italiane Milani dhe Napoli janë gjithashtu duke monitoruar situatën e Iscos.

Mesfushori spanjoll nuk u paraqit asnjë minutë në finalen e Kupës së Botës të Klubeve dhe situata e tij është bërë edhe më delikate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme