Juventusi heq dorë nga transferimi i Allanit

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Juventusi ka hequr dorë nga plani për të transferuar mesfushorin e Napolit, Allan, njofton “Calciomercato” të hënën.

Juventusi tentoi të transferonte Allanin 29-vjeçar në afatin kalimtar të janarit. Por, krerët e klubit torinez nuk pranuan të paguajnë 40 milionë euro sa kërkoi Napoli për Allanin. 

Napoli vazhdon të insistojë për të marrë 40 milionë euro nga shitja e Allanit, gjë që ka bërë Juventusin të tërhiqet nga gara për transferimin e brazilianit.
Allan ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2023. Këtë edicion në 24 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër.

Të ngjashme