Juventusi i ka gati 400 milionë euro për Mbappen

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është duke planifikuar ta bëjë blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duke ofruar shumë marramendëse për yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Kampioni italian i ka gati 400 milionë euro për Kylian Mbappen sipas gazetës italiane Tuttosport.

Liverpool dhe Real Madridi gjithashtu janë në garë për talentin francez, ai ka kontratë me klubin e Paris Saint-Germain edhe për dy vjet të tjera.

21-vjeçari e ka njoftuar presidentin e PSG-së se dëshiron të largohet në vitin 2021 dhe t’i dëgjojë ofertat të cilat vijnë për të.

Të kuqtë janë duke e monitoruar situatën dhe do të tentojnë që të rrëmbejnë.

Gjithashtu, Juventusi mund t’i shuaj ëndrrat e madrilenëve pasi që pritet të ofrojë shumë më të madhe sesa dy konkurrentët e tjerë.

Për më tepër në Juventus luan edhe idhulli i Mbappes, Cristiano Ronaldo, megjithëse skuadra e tij e zemrës që nga fëmijëria është Reali i Madridit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme