Juventusi i ka nisur bisedimet me agjentin e Van De Beek

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 22:01 | Nga Ekonomia Online

Sipas gazetës La Stampa, Juventusi i ka nisur bisedimet me agjentin e Donny Van De Beek për një transferim të mundshëm në afatin e janarit.

Mesfushori holandez nuk po arrin të sigurojë minutazh të duhur loje te Manchester United, ndërsa Bianconerët janë admirues të lojës së ish-futbollistit të Ajaxit.

Derisa edhe Zonja e Vjetër edhe Interi janë në kërkim të mesfushorëve, Serie A konsiderohet si destinacion i mundshëm për 24-vjeçarin.

La Stampa raporton se drejtori i Juves, Federico Cherubini, ka kontaktuar me agjentin e futbollistit dhe do të përpiqen ta transferojnë gjatë afatit dimëror.

Van De Beek është mik i afërt me Matthijs de Ligt, i cili iu bashkua Juventusit nga Ajaxi në vitin 2019.

Transferimi i tij te bardhezinjtë – sipas Calciomercato.com – është i mundur vetëm në formë huazimi me opsion ose obligim blerjeje.

Në anën tjetër, Bianconerët janë duke kërkuar klube për largimin e Aaron Ramsey dhe Weston McKennie.

Të ngjashme