Juventusi i lë mënjanë përpjekjet për De Ligt

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Skuadra Juventus i ka lënë mënjanë përpjekjet për ta përvetësuar mbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt.

Kjo për shkak se Juventus ka bërë një marrëveshje me Barcelonën që futbollisti në fjalë të shkojë në Nou Camp, në mënyrë që futbollisti Samuel Umtiti të transferohet tek Serie A, shkruan Goal.

Të dy klubet kanë qenë të interesuara që të nënshkruajnë kontratë me mbrojtësin De Ligt, mirëpo tani Juventus është pajtuar që t’i lë mënjanë përpjekjet për ta përvetësuar atë.

Të ngjashme