Juventusi identifikon tre zëvendësuesit e mundshëm të Allegrit

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Mauricio Pochettino, Gian Piero Gasperino dhe Leonardo Jardim raportohet se janë tre trajnerët të cilët Juventusi po i konsideron si zëvendësues të mundshëm të Massimiliano Allegrit.

Sipas La Republiccas, Juventusi e sheh trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettinon, si alternativën e përsosur për Pep Guardiolën e Manchester Cityt.

Argjentinasi e ka drejtuar skuadrën e Tottenhamit drejt finales së parë në histori të Ligës së Kampionëve, pa shpenzuar as edhe një vend në dy afatet e fundit kalimtare.

Për më tepër, një pjesë e familjes së tij ka prejardhje nga Torino dhe së fundi ai sugjeroi se do të largohet nga Tottenhami nëse arrin ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, ku do të përballet me Liverpoolit më 1 qershor.

Ndërsa, Sport Mediaset raporton se “Zonja e Vjetër” e do kthimin e Gian Piero Gasperinos, i cili ka arritur ta përmirësojnë Atalantan aq sa ta arrijë pozitën e katër në tabelën e Serisë A, të cilën e mban aktualisht.

Ish-trajneri i Genoas e filloi karrierën e tij si futbollist profesionist me Juventusin dhe ai i kaloi nëntë sezone aty, si trajner i ekipit të të rinjve, mes viteve 1994 dhe 2003.

Së fundi, Corriere della Sera shkruan se menaxheri Jorge Mendes ua ka ofruar drejtorëve të Juventusit Leonardo Jardimin. Portugezi u kthye në Monaco në janar, pas dështimit të Thierry Henrys.

Megjithatë, para se të shkarkohej nga pozita e trajnerit të Monacos dhe të zëvendësohej nga Henry, Jardimi kishte arritur ta fitonte titullin e Ligue 1 me Monacon dhe të shkonte deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në vitin 2017. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme