Juventusi ka refuzuar ofertën e ‘çmendur’ të Liverpoolit për Merih Demiral

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Juventusi thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 57 milionë euro nga Liverpool për mbrojtësin turk Merih Demiral, në këtë afat kalimtar të janarit.

Sipas Sport Mediaset, propozimi i klubit anglez erdhi në orët e fundit të afatit kalimtar dimëror.

Liverpooli ka hasur në shumë dëmtime këtë sezon, ku kryesori ishte ai i Virgil van Dijk i cili mbetet ende jashtë.

The Reds janë të interesuar për Demiralin tash e një kohë të gjatë, ku në fund kishin vendosur të ofronin 57 milionë euro, por që është refuzuar menjëherë nga Juve.

Turku po ashtu ka vuajtur nga dëmtimet, duke u detyruar të kryejë një operim në ligamentin e kryqëzuar në gju.

Edhe pse nuk është në formacionin bazë te Juve, Bianconerët nuk e kanë ndërmend ta lënë Demiral të largohet.

Juventus e ka blerë 22 vjeçarin nga Sassuolo për 18 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme