Juventusi kërkon Manolasin për të zëvendësuar Bonuccin

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 11:17 | Nga

Juventusi thuhet se dëshiron që Kostas Manolas të zëvendësojë Leonardo Bonuccin, por presidenti i Romës ka deklaruar se ai nuk është në shitje.

Bonucci pritet të përfundojë te Milani në orët e ardhshme, me bisedimet jashtëzakonisht të avancuara për një transferim prej 40 milionë euro.

Kjo do të lërë te “Bianconerët” një boshllëk në qendër të mbrotjes, dhe Tuttosport raporton se ata janë në kërkim të Manolas për të zëvendësuar reprezentuesin italianë.

Mbrojtësi ishte afër transferimit te Zenit St Petersburg muajin e kaluar, por marrëveshja dështoi në minutën e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme