Juventusi kërkon Meunierin

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i djathtë belg Thomas Meunier është duke u kërkuar nga skuadra kampione e Italisë, Juventusi, bën të ditur “Corriere dello Sport” të mërkurën.

Meunier nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme te Paris Saint-Germaini dhe krerët e Juventusit janë duke përcjellur situatën e tij. Juventusi mund të bëjë ofertë për të në janar.

Reprezentuesi i Belgjikës ka kontratë me Parisin deri në fund të stinorit, mirëpo Juventusi shpreson të transferojë 28-vjeçarin në janar, transmeton Koha Ditore.

Meunier u transferua te Parisi nga Brugge në verën e vitit 2016 për gjashtë milionë euro. Këtë stinor ka luajtur tetë ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar një gol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme