Juventusi kërkon përmbysjen ndaj Atletico Madridit

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Sonte zhvillohet ndeshjet e radhës në Champions League, ku do të mësohen çerekfinalistët e ardhshëm.

Kryendeshja do të jetë në “Allianz Stadium”, ku Juventusi, do të jetë nikoqir i Atletico Madridit.

“Zonja e Vjetër” do të kërkojë përmbysjen e rezultatit pasi në ndeshjen e parë u mposht 2:0 në “Ëanda Metropolitano”.

Në ndeshjen e parë, golat u shënuan nga Gimenez dhe Godin, përderisa një gol iu anulua sulmuesit Alvaro Moratas, pas konsultimit me VAR-in.

Për këtë takim, optimist është shprehur trajneri Maxi Allegri, që beson se skuadra e tij ka forcën ta rikthejë rezultatin në favor të tyre për të kaluar në çerekfinale.

Italianit eliminimi nga Championsi mund t’i kushtojë me shkarkim pasi drejtuesit e klubit këtë vit synojnë triumfin në garën e madhe evropiane.

Nga ana tjetër trajneri i madrilenëve Diego Simeone, ka paralajmëruar lojtarët e tij të kenë kujdes nga Juventusi.

Në këtë ndeshje trajneri Allegri, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Kehdiras dhe Cuadrados, përderisa në dyshim mbeten Costa dhe Sandro.

Tek Atletico, për shkak të kartonëve do të mungojë Diego Costa dhe Philipe Luis për shkak të lëndimit.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sonte është ajo ndërmjet Manchester Cityt dhe Schalkes.

Në ndeshjen e parë skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, kishte arritur fitore 3:2 në Gjermani, dhe llogaritet favorit edhe në takimin kthyes.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme