Juventusi konkurron me Cityn për yllin e Lyonit, Houssem Aouar

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e njohur franceze, Lyon gjithmonë ka prodhuar talentë të shumtë.

Një nga ta është edhe Houssem Aouar, i cili tash e një kohë po vëzhgohet nga disa klube elitare evropiane, shkruan GazetaBlic.

Përfaqësuesi francez po kërkohet me ngulm Manchester City, teksa së fundi në garë ka hyrë edhe Juventusi.

Bianconerët tradicionalisht kanë pasur lojtarë francezë në gjirin e tyre, ndërsa po tentojnë që repartin kryesor, atë të mesfushës ta përforcojnë edhe më shumë.

Verën që lamë pas, Lyoni kishte refuzuar një ofertë prej 45 milionë eurosh për të, duke shpresuar se do të vie ndonjë ofertë më e mirë.Gjithsesi, bianconerët janë të interesuar për t’i siguruar shërbimet e tij, megjithëse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund të këtij mini-afati kalimtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme