Juventusi mbetet pa Di Marian për dhjetë ditë

Prishtinë | 16 Gus 2022 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i krahut, Angel Di Maria, do të qëndrojë të paktën dhjetë ditë jashtë fushës për shkak të lëndimit, ka njoftuar Juventusi të martën.

Di Maria lëndoi muskulin e këmbës në ndeshjen e parë zyrtare me Juventusin.

Ai ishte titullar në fitoren 3:0 ndaj Sassuolos të hënën mbrëma, ku shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër.

Shkaku i lëndimit, Di Maria u detyrua të zëvendësohet në minutën e 66-të të ndeshjes.

34-vjeçari do t’i mungojë Juventusit për ndeshjen e ardhshme ndaj Sampdorias, ndërsa pritet të jetë i gatshëm për derbin me Romën, që luhet në Torino më 27 gusht.

Të ngjashme