Juventusi me ofertë për Haalandin

Prishtinë | 08 Dhj 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Juventusi ka bërë ofertën e parë për sulmuesin norvegjez të Salzburgut, Erling Braut Haaland.

Corriere dello Sport raporton se Juventusi i ka ofruar atij pagë prej 3 milionë euro në sezon plus bonuset, transmeton Koha.net.

Derisa raportohej se për shërbimet e tij Salzburgu kërkon 80 milionë euro, megjithatë mësohet se ai në kontratën e tij ka klauzolë prej 30 milionë euro.

19 vjeçari këtë sezon ka qenë në një formë të jashtëzakonshme duke shënuar 28 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat.

E përveç Juventusit për shërbimet e tij kanë hyrë në garë edhe Manchester Unitedi, Dortmundi, e Bayerni.

Të ngjashme