Juventusi mendon për transferimin e Douglas Luiz

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Douglas Luiz është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion me Aston Villën.

Mesfushori brazilian është njëri nga më të vlerësuarit këtë edicion në Ligën Premier, teksa falë formës së jashtëzakonshme ka arritur të bëhet i rëndësishëm edhe tek Kombëtarja e tij.

22-vjeçari ka luajtur 10 ndeshje këtë edicion duke asistuar në dy gola, por në pjesën defensive është i jashtëzakonshëm.

Kjo ka bërë që trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ta kërkojë transferimin e brazilianit në Serie A.

Mediat italiane kanë raportuar se Luiz po shihet si futbollisti adekuat për mesfushën e Juventusit.

Zonja e Vjetër është gati qysh në afatin kalimtar të janarit të shpenzojë deri në 45 milionë euro për të.

Gjithsesi në garë për lojtarin është edhe Manchester City që kërkon rikthimin e brazilianit në Etihad Stadium. /Telegrafi

Të ngjashme