Juventusi mund ta sakrifikojë Dybalan ose Rabiotin për Pogban

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Juventusi e do me çdo kusht yllin e Manchester United, Paul Pogba, pasi edhe vet lojtari e do kthimin në Torino.

Bianconerët mund ta përdorin një nga dy yjet e saj për arritjen e marrëveshjes, shkruan Tuttosport.

Sipas këtij raportimi, Bianconerët janë të interesuar që ta fusin në marrëveshjen njërin mes Adrien Rabiot ose Paulo Dybala për të arritur te Pogba.

Manchester United ka nevojë për të dy profilet e ofruar, si mesfushor ashtu edhe sulmues.

Rabiot u bashkua verë e shkuar me klubin nga Torino me kosto zero, por ka pasur vështirësi në fillim, duke luajtur vetëm në 14 ndeshje nën drejtimin e Maurizio Sarrit në total 891 minuta.

Dybala në anën tjetër po zhvillon një sezon të mirë, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë tetë asistime në 24 ndeshje.

Të ngjashme