Juventusi ofron 120 milionë euro për Felixin

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është i gatshëm t’i shpenzojë 120 milionë euro për talentin e Benfikës dhe Portugalisë, Joao Felix.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Juventusi është favorit për ta blerë Felixin dhe se nuk do të ketë problem ta paguajë klauzolën e lirimit të tij këtë verë.

Gazeta shpjegon se drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, tashmë ka mbajtur bisedime me presidentin e Benfikës, Luis Felip Vieira dhe menaxherin e sulmuesit, Jorge Mendes, në Torino.

19-vjeçari i ka shënuar 11 gola dhe i ka dhuruar gjashtë asiste për klubin portugez deri tani këtë sezon, përfshirë një kundër rivalit të moçëm, Portos, të shtunën.

AS po ashtu pohon se bardhezinjtë janë të interesuar edhe për mbrojtësin e Benfikës Ruben Dias, i cili vlerësohet 60 milionë euro .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme