Juventusi ofron 60 milionë euro dhe Ramseyn për Pogban

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Krerët e Juventusit janë të gatshëm të ofrojnë deri në 60 milionë euro dhe mesfushorin uellsian Aaron Ramsey në shkëmbim për Paul Pogban, shkruan “Daily Mail” të enjten, transmeton Koha.net.

Pogba është duke insistuar në largimin nga Manchester Unitedi në verë të këtij viti, ndërsa marrëdhënia mes Unitedit dhe agjentit të tij Mino Raiola vetëm sa është përkeqësuar.

Juventusi është duke punuar për të rikthyer Pogban. Krerët e klubit torinez janë të gatshëm të sakrifikojnë Ramseyn dhe të japin 60 milionë euro për francezin.

Pogba 26-vjeçar u transferua te Unitedi nga Juventusi në verën e vitit 2016 për shifër rekorde atëbotë prei 105 milionë euro.

Të ngjashme