Juventusi “ofron Bernardeschin për Jorginhon”

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Sarri e do me çdo kusht Jorginhon në Torino.

Juventusi raportohet se ka ofruar Federico Bernardeschi për mesfushorin e Chelseas dhe Italisë, Jorginho.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, është e mundshme një marrëveshje shkëmbimi mes Chelseas dhe Juventusit, pasi Maurizio Sarri insiston të ribashkohet me 26-vjeçarin.

Juve pagoi 40 milionë euro për mesfushorin italian në vitin 2017, por asnjëherë nuk bindi me fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’, dhe kështu e ardhmja e tij është jashtë Torinos.

Ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist këtë edicion, është krejtësisht jashtë planeve të Sarrit.

Të ngjashme