Juventusi ofron Dybalan dhe para kesh për Salahun

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Juventusi po mendon një lëvizje shokuese në afatin kalimtar të verës për të transferuar yllin egjiptian, Mohamed Salah nga Liverpooli.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Zonja e Vjetër dëshiron të bëjë një transferim sensacional duke rrëmbyer Salahun nga Reds.

Mediat evropiane dhe botërore raportuan gjithashtu se drejtuesit e kampionit italian janë gati të ofrojnë plot 200 milionë euro për shërbimet e egjiptianit.

Megjithatë, tani kanë dalë lajme të reja në lidhje me ofertën e Bianconerëve në drejtim të klubit anglez për Salahun.

Juventusi thuhet se është gati të bëjë një lëvizje sensacionale për Salahun, duke ofruar edhe Paulo Dybalan si pjesë të një marrëveshjeje.

Juventusi është gati të ofrojë edhe Dybalan në marrëveshje (Foto: Getty Images/Guliver)Sipas gazetës Tuttosport, gjigantët e Serie A dëshirojnë lojtarin afrikan të vitit dhe janë të gatshëm t’i japin Dybalan plus 43.9 milion funte apo rreth 50 milionë euro.

Por, Juventusi do të përballet me konkurrencë të fortë për shërbimet e Salah, pasi përveçse Reds mendojnë ta mbajnë, edhe skuadrat tjera e duan atë.

Gjiganti spanjoll, Real Madridi dhe ai francez Paris Saint-Germain thuhet se gjithashtu duan transferimin e Salahut.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme