Juventusi optimist se Pjaniq do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Napolit

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 17:14 | Nga

Juventusi është optimist se Miralem Pjaniq do të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës kundër Napolit.

Mesfushori boshnjak ishte detyruar të dalë jashtë fushës në pjesën e parë në fitoren kundër Sampdorias, dhe mungoi në barazimin e djeshëm kundër Crotones, transmeton Koha.net.

Me ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në Serie A ndërmjet pretendentëve për titull që zhvillohet të dielën, Juventusi ishte frikësuar se mund të jetë pa mesfushorin e talentuar por Sky raporton se ai do të jetë i gatshëm.

Bianconerët sot kanë mbajtur një stërvitje në Vinovo, dhe Pjaniq u stërvit me bashkëlojtarët, përkundër që sesioni nuk ishte i hapur për publikun dhe ai mund të ketë ndjekur një program të veçantë të stërvitjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme