Juventusi pa Ronaldon kundër SPAL-it në çerekfinale të kupës

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit për ndeshjen çerekfinale kundër SPAL-it në Kupën e Italisë mbrëmjen e sotme.

Sulmuesi portugez është lënë në shtëpi për të pushuar, prandaj nuk do të paraqitet kundër skuadrës nga Serie B, e cila e kishte eliminuar Sassuolon në takimin e katërt të pestë në këtë garë, transmeton Gazeta Express.

Alvaro Morata dhe sulmuesi i Primavera, Maco Cosimo Da Graca janë dy sulmuesit e vetëm që trajneri Andrea Pirlo i ka në dispozicion sonte.

Paulo Dybala mungon shkaku i lëndimit, por është rikthyer Alex Sandro pas riaftësimit nga koronavirusi.

Fituesi i këtij takimi përballet me Interin në gjysmëfinale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme