Juventusi pas Torresit

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për lojtarin e krahut, spanjollin Ferran Torres kanë raportuar mediumet në Spanjë.

Madje, thuhet se Juventusi tashmë ka nisur negociatat me Valencian për transferimin e Torresit në fund të këtij edicioni.

Torres pëlqehet shumë nga drejtuesit e Juventusit, që janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 30 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij.

Ai ka kontratë me Valencian deri në vitin tjetër kurse këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat. Torres është produkt i akademisë së Valencias dhe me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2018. Krahas Juventusit, interesim për të ka treguar edhe Manchester Unitedi.

Të ngjashme