Juventusi po përgatit ofertë për Jorginhon

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është duke e bërë gati ofertën për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Jorginho, shkruan “Calciomercato”.

Trajneri i Juventusit, Murizio Sarri, shpreson ta transferojë futbollistin me të cilin kishte punuar si te Chelsea ashtu edhe te Napoli. Mirëpo. Chelsea kërkon së paku 50 milionë euro për Jorginhon.

Jorginho është duke kërkuar të luajë rregullisht. Te Chelsea nën direktivat e Frank Lampardit nuk është duke e bërë këtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme