Juventusi pritet ta kompletojë transferimin e Axel Witsel në janar

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Juventusi nuk e ka nisur siç është më së miri këtë edicion në Serie A. Zonja e Vjetër ka mbetur mbrapa skuadrave lidere dhe vështirë se mund të luftojë për titullin e kampionit.

Trajneri Massimiliano Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferime në janar për ta përforcuar ekipin.

Njëri nga objektivat kryesorë të bardhezinjve është mesfushori belg Axel Witsel. Torinezët tentuan transferimin e tij edhe në verë, por nuk gjetën marrëveshje me Borussia Dorrmundin.

Synimi i Juventusit është kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe për këtë arsye duan transferimin e Witsel për ta përforcuar repartin e mesfushës.

Ai pritet t’i bashkohet Juves në janar, pasi largimi i parë do të jetë Aaron Ramsey. Witsel tanimë ka pranuar kalimin te kampioni i shumëfishtë italian dhe po pret vetëm që dy klubet të gjejnë marrëveshje.

Besohet se Juventus do të paguaj mbi 10 milionë euro për transferimin e 32-vjeçarit në Allianz Stadium.

Të ngjashme