Juventusi pritet të sakrifikojë Szczesnyn për Donnarumman

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Juventusi thuhet se mund të shesë Wojciech Szczesnyn këtë verë për të krijuar hapësirë ​​për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, në Allianz Stadium.

Sipas gazetës Tuttosport , ka interesim nga Liga Premier dhe Bundesliga për ish-portierin e Arsenalit dhe Juventusi është i përgatitur të dëgjojë ofertat.

Me të ardhurat të reduktuara në minimum, një shitje mund të ndihmojë në financimin e një lëvizje për Donnarumman, por gazeta thekson nevojën për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për të bindur portierin e Milanit.

Këtë fundjavë ata mund të dëmtojnë shpresat e Milanit për t’u kualifikuar në garën prestigjioze dhe kështu të ndihmojnë pozicionin e tyre, duke shpresuar të marrin portierin e Rossonerëve në një transferim falas këtë verë.

Drejtorët e Juventusit mund të zgjedhin të fitojnë kapital të mirë nga një shitje e Szczesnyt për të ndihmuar operacionin e komplikuar për Donnarumman.

Reprezentuesi polak është portieri më i paguar në Serie A me pagë prej 6.5 milionë eurosh në dhe raporti pretendon se Juve nuk do të hezitojë të shesë nëse një ofertë prej 20 milionë euro ose më shumë arrin gjatë verës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme