Juventusi projekton befasisht transferimin e Agueros

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Juventusi ka nevojë të madhe për një sulmues dhe tashmë kanë një shënjestër.

Zonja e Vjetër nuk mund të mbështetet në Alvaro Moratan që është i vetmi sulmues i natyralizuar.

Kampioni në fuqi i Serie A, sipas asaj që raporton SportMediaset po tenton transferimin e Sergio Agueros nga Manchester City.

Kontrata e sulmuesi argjentinas te Citizens skadon në këtë verë dhe Biankonerët janë duke shpresuar që ta marrin me parametra zero.

Me transferimin e Agueros, Juventusi do të formonte një dyshe më të sigurt në sulm, së bashku me Cristiano Ronaldon.

Morata do të ishte si një mbështetës i argjentinasit, mirëpo për të në garë është edhe Barcelona.

Të ngjashme