Juventusi publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Interit

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Juventusi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Interit, e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.

De Ligt, Cuadrado, Alex Sandro, dhe Paolo Dybala janë mungesat e konfirmuara nga “Zonja e Vjetër”, shkruan Gazeta Express.

Chiellini pritet të rikthehet në formacion pas shumë kohësh, ndërsa McKennie dhe Chiesa janë të gatshëm për ndeshje.

Juventusi e ka me patjetër fitoren sonte, nëse dëshiron të mbetet në hap për titullin e Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme