Juventusi shpreson në mjeshtërinë taktike të Allegrit për të ndalur Realin

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 13:30 | Nga

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, duhet të organizojë skuadrën e tij sërish, kur Real Madridi i vjen në vizitë të martën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo Allegri njihet si një prej taktikanëve më të shquar në futboll, shkruan Koha Ditore.

Në vetëm katër stinorë te Juventusi, Allegri, që nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të suspenduar Mehdi Benatia dhe mesfushorit Miralem Pjaniq, është dëshmuar se ka një prirje për të ndryshuar formacionet nga ndeshja në ndeshje dhe shpesh edhe gjatë ndeshjeve.

Juventusi ka fituar “dopietën” vendore, titullin dhe Kupën e Italisë, në tre stinorët e fundit dhe ka arritur me Allegrin dy herë në finale të Ligës së Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme