Juventusi shumë pranë transferimit të zëvendësuesit të Buffonit

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 17:55 | Nga

Juventusi dhe Genoa janë buzë kompletimit të një marrëveshjeje për kalimin e Mattia Perinit te kampioni i Italisë për 14 milionë euro.

Një takim maratonik prej tri orëve e gjysmë në Milano mes drejtorit sportiv të Juventusit, Dabio Paratici, dhe agjentit të portierit, ka dalë të jetë i frytshëm, transmeton Gazeta Express.

Tani, dy klubet janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për një shumë prej 14 milionë euro plus 1 milionë bonuse.

Marrëveshja mund të kompletohet dhe bëhet publike gjatë javës, më shumë mundësi këtë të hëne.

25-vjeçari ka thënë se nuk ka frikë ta sfidojë Wojciech Szczesny për ta marrë rolin e titullarit pas largimit të Gianluigi Buffonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme