Juventusi synon yllin e Tottenham me parametra zero

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Juventus mund të kryej një tjetër transferim të madh, pa paguar asnjë cent.

Viteve të fundit, Juve ka kryer shumë transferime të mëdha, pa shpenzuar asnjë cent, dhe krejt këtë e ka bërë duke siguruar lojtarët pa kontratë.

Një gjë të tillë ‘Zonja e vjetër’ mund ta bëjë edhe me yllin e Tottenham, Tobby Alderweireld, transmeton lajmi.net.

Kontrata e belgut me Spurs skadon më 30 qershor dhe aty prite të ndërhyjë Juventus për të siguruar nënshkrimin e tij.

Interesim për lojtarin kanë treguar edhe skuadra tjera të mëdha si Roma dhe Manchester United.

Mbetet të shihet nëse Juventus do të fitojë garën për të dhe ta sigurojë atë me parametrat zero.

Të ngjashme