Juventusi takohet me Raiolan për transferimin e Bonaventuras

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 11:45 | Nga

Giacomo Bonaventura duket se do të largohet nga Milani në fund të këtij edicioni.

Mesfushori ofensivë është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në kampionatin italian.

Milani i tij nuk ka arritur të zë një vend në Ligën e Kampionëve dhe kjo ka bërë që lojtari të mendojë largimin.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus po ngulmon për transferimin e tij dhe tani ka bërë hapa konkret.

Mediat italiane kanë raportuar se Juventus është takuar me agjentin e lojtarit Mino Raiola.

Palët kanë biseduar për transferimin e Bonaventuras në Torino pas përfundimit të këtij edicioni.

28-vjeçari gjithashtu është edhe objektiv i Napolit dhe Romës për edicionin e ardhshëm.

Bonaventura ka shënuar tetë gola këtë edicion dhe ka dhuruar katër asistime, ndërsa ka kontratë me Milanin deri në vitin 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme